Skuadrës së Barcelonës i ka mjaftuar autogoli i Sergio Ramosit për ta mposhtur Sevillan.
Barça, të premten mbrëma, triumfoi me rezultatin 1:0 në ndeshjen që i takoi xhiros së tetë të La Ligas.
Në fakt, Barcelona e siguroi fitoren në minutën e 76-të.
Ishte mbrojtësi i Sevillas, Sergio Ramos, ai që shënoi autogol për ta vulosur fatin e këtij takimi.
Për Ramosin, kjo ishte vetëm paraqitja e dytë këtë edicion në La Liga.
Edhe
Sevilla ia jep goditjen e parë Barcelonës në La Liga
Me këtë fitore, Barcelona rikthehet përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të mbledhura, ndërsa kjo ishte fitorja e gjashtë këtë edicion.
Barcelona ka mundur të shënoj gol në këtë ndeshje, sikur Joao Felix mos ta kishte qëlluar traversën nga afërsia në minutën e 21-të.