Sport

Messi shpërblen lojtarët e Argjentinës, blen 35 iPhone ngjyrë ari

Lionel Messi i ka blerë 35 iPhone me ngjyrë ari për lojtarët dhe stafin e Argjentinës që triumfuan në Kupën e Botës në Katar në dhjetor.

Messi ka porositur 35 iPhone të cilët i kanë kushtuar afro 200 mijë euro, shkruan “Goal”.

iPhoneit janë personalizuar, ku secili prej tyre e ka emrin e lojtarit apo stafit argjentinas.

“Lioneli nuk është vetëm ‘goat’, por është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD dhe ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës. Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar fitoren e mrekullueshme, por nuk donte dhuratë të zakonshme si ora. Kështu, unë sugjerova iPhone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja”, ka thënë Ben Lyons, shefi i dyqanit ku i ka porositur telefonat Messi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kompletoi kabinetin e tij të trofeve, duke fituar edhe Kupën e Botës.