Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shënon golin e tetë në pesë ndeshje

Lionel Messi e ka shënuar golin e tetë në pesë ndeshje për skuadrën e Inter Miamit. Inter Miami të shtunën fitoi përballës skuadrës Charlotte me rezultatin 4:0, në çerekfinale të Kupës së Ligës.

Fituesi i Botërorit me Argjentinën pati ndeshje të qetë në Florida, para se ta shënonte golin e katërt të ekipit në minutën e 86-të.

Tre golat e parë nga Inter Miami u shënuan nga Josef Martinez, Robert Taylor dhe Adilson Malanda me autogol.

Miami ishte pa fitore në 11 ndeshje, por tani ka regjistruar fitoren e pestë rresht, që prej ardhjes së 36-vjeçarit në muajin korrik.

Në gjysmëfinale, Inter Miami do të luajë kundër Philadelphia Unionit të martën.