Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka vazhduar me formën e lartë në ligën amerikane të futbollit MLS, me skuadrën e tij, Inter Miami.
36-vjeçari realizoi supergol në fitoren e Miamit 4:1 ndaj Philadephia Unionit në gjysmëfinalen e Kupës.
Ai shënoi nga distanca në minutën e 20-të për rezultatin 2:0.
Ishte goli i nëntë për Messin në gjashtë paraqitje për Inter Miamin.