Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shënon golin e parë në Ligue 1, fiton PSG-ja

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 3:1 kundër Nantesit, ndërsa Lionel Messi realizoi golin e parë në Ligue 1.

Argjentinasi (87’) realizoi golin e tretë, ndërsa paraprakisht shënoi Kylian Mbappe (2’) dhe një autogol i Appiah (82’).

Kolo Muani (76’) shënoi për Nantesin.

Pas kësaj fitore, PSG-ja është në vendin e parë me 37 pikë, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt Lensi. Nanes me 18 pikë renditet në vendin e 11.