Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja s’gabon ndaj Nantesit

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitoren ndaj Nantesit për ta mbajtur distancën prej gjashtë pikëve me Monacon.

Të shtunën mbrëma, në “Parc des Princes”, PSG-ja fitoi 2:1.

Bradley Barcola shënoi gol në minutën e 41-të, para se mysafirët ta barazojnë rezultatin përmes Mustafa Mohamedit në minutën e 55-të.

Skuadra që drejtohet nga Luis Enrique fitoren e siguroi përmes Randal Kolo Muanit në minutën e 83-të.

PSG-ja është e para në tabelë me 36 pikë. Nantesi është i nënti me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm