Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi rikthehet te PSG-ja me gol të shënuar

Lionel Messi është rikthyer te Paris Saint-Germaini dhe menjëherë ka realizuar gol.

Messi shënoi të mërkurën mbrëma në fitoren e PSG-së kundër Angersit, 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 18-të të elitës së futbollit francez.

Hugo Ekitike e zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë, kurse fituesi i Botërorit me Argjentinën, Messi, shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes.

Para ndeshjes që u zhvillua në “Parkun e Princave”, lojtarët dhe të pranishmit në stadium e kujtuan legjendën e futbollit, Pelen, që vdiq në fund të dhjetorit.

Artikuj të ngjashëm