Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mungon ndaj Malagas

Lionel Messi është detyruar të mungojë për ndeshjen kundër Malagas për arsye personale.

Argjentinasi pritej të ishte i gatshëm për ndeshjen që Barcelona e zhvillon sot, por klubi ka konfirmuar se 30-vjeçari do të mungojë dhe në vend të tij në listë është shtuar mbrojtësi Yerry Mina.

Messi këtë sezon ka realizuar 31 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.