Lionel Messi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin e tij, Paris Saint-Germain, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut të mërkurën mbrëma.
Ylli argjentinas u lëndua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Lillet dhe nuk ka arritur të rikuperohej për këtë takim. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi francez.
Messi pësoi lëndim muskulor që ia pamundësoi të paraqitet në këtë ndeshje.
33-vjeçari ka luajtur në tri ndeshje në Champions këtë edicion duke shënuar tre gola.