Leo Messi beson se Barcelona duhet të përmirësohet, veçmas në aspektin defansiv.
Barça barazoi sot me Bilbaon, ndërsa nuk ka fituar në tri ndeshje radhazi, transmeton Koha.net. Në derbin e sotëm argjentinasi u la në stol në pjesën e parë, për të hyrë në fushë në pjesën e dytë për shkak të ndeshjes ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.
“S’jemi në ankth, ky është vetëm fillimi i sezonit. Por, jemi të nervozuar me dy rezultatet e fundit. Luajtëm mirë në pjesën e parë ndaj Leganesit dhe humbëm, dhe krijuam situata që të fitojmë. Jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më të mirë në mbrojtje dhe të mos pësojmë gola në secilën ndeshje”, ka thënë Messi.