Përderisa Lionel Messi nuk do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Argjentinës, ai do të konsiderohet i rëndësisë së veçantë për fatin e ekipit. Federata e Futbollit e Argjentinës do të përfitojë financiarisht, përderisa Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e saj. Këtë e ka konfirmuar presidenti i federatës, Claudio Tapia të enjten për mediumet argjentinase.
Por mbetet e dyshimtë nëse ylli i Barcelonës do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses pas dështimit në botërorin "Rusia 2018". Argjentina, që konsiderohej favorite në këtë turne, u eliminua në 1/8 e finales, kurse Messi nuk pati paraqitjen që pritej nga ai si lider i ekipit. Ai shënoi vetëm një gol në katër ndeshje të zhvilluara, si dhe humbi një penallti, shkruan sot Koha Ditore.
"Eliminimin e hershëm nga botërori, Messi e ka përjetuar shumë rëndë, por Argjentina ka nevojë për të. Në aspektin financiar, Messi është shumë i rëndësishëm për federatën. Federata ka përfitime prej tij", është shprehur Tapia.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)