Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e ka Argjentinën në plan të parë

Foto: Reuters

Lionel Messi është grumbulluar me Argjentinën për ndeshjet e shtatorit. Kjo mund ta pengojë argjentinasin që të luajë të shtunën me PSG-në në shtëpi ndaj Clemontit, pasi Messi do të paraqitet me Argjentinën të premten në duelin kundër Bolivisë.

Kështu, tifozët në “Parc des Princes” do të duhet të presim për ta parë Messin nga afër. “Sport” raporton se Messi ka klauzolë në kontratë në të cilën shkruan se Argjentina do të ketë përparësi.

Messi që kaloi te klubi francez si lojtar i lirë, ka luajtur me PSG-në vetëm 25 minuta në fitoren kundër Reimsit.