Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e Argjentina synojnë revanshin ndaj Kilit

Lionel Messi dhe Argjentina do ta kenë shansin për t’iu revanshuar Kilit për dy finalet e humbura të Kupës së Amerikës, në vitin 2015 dhe 2016.

Argjentina dhe Kili do të jenë dy rivalët e vjetër në Grupin A, pas shortit të tërhequr për këtë garë që do të mbahet vitin tjetër.

Fituesja në fuqi e Kupës së Amerikës, Argjentina, do ta ketë mundësinë që ta mbrojë trofeun në verën tjetër, ku pjesëmarrëse në këtë turne do të jenë 16-të skuadra.

10 prej tyre do të jenë nga Amerika e Jugut dhe gjashtë të tjera do të jenë nga kualifikimet e CONCACAF-it.

Argjentina në vitin e kaluar e fitoi edhe Kupën e Botës.

Turneun e Kupës së Amerikës, Argjentina do ta nisë më 20 qershor në Atlanta kundër Kanadasë apo Trinidad&Tobagos, të cilat do të luajnë në plejof vitin tjetër. Në Grupin A është edhe Peruja.

Edhe Argjentina synon trofeun historik në “Copa America” Futboll 2 v. më parë Argjentina synon trofeun historik në “Copa America”

Në Grupin B janë Meksika, Ekuadori, Venezuela dhe Xhamajka, ndërsa Grupi C përbëhet nga SHBA-ja, Uruguai, Panamaja dhe Bolivia.

Pesë herë fituesi i Kupës së Botës, Brazili, që u mposht në “Copa America” në finale nga Argjentina në vitin 2021, në Grupin D, do të luajë kundër Kolumbisë, Paraguait dhe Kosta Rikës apo Hondurasit.

Për këtë turne do të përdoren gjithsej 14 stadiume dhe do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.