Lionel Messi ka shënuar paraqitjen e tij të 400-të me Barcelonën me një gol të realizuar, ndërsa Barça ka mbajtur epërsinë prej tetë pikëve në krye të La Ligas pas fitores 3:0 të dielën ndaj Levantes.
Messi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12-të.
Ishte goli i tij i 365-të në La Liga, duke barazuar rekordin e legjendës Gerd Mueller për shënim të golave në një nga pesë ligat më të forta në Evropë.
Luis Suarez realizoi një gol të bukur në minutën e 38-të, ndërsa braziliani Paulinho realizoi golin e tretë në çastet e fundit të takimit, transmeton “Koha Ditore”.
Pas 18 xhirove Barcelona kryeson me 48 pikë, nëntë më tepër se Atletico Madridi, që zë vendin e dytë dhe 11 më tepër se Valencia që zë vendin e tretë.
Lexoni edhe:
“Në pjesën e parë ne ishim mirë dhe kemi mundur të shënonim edhe më tepër gola. Në pjesën e dytë patëm vështirësi”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, përcjell “Mundo Deportivo”.
Edhe
Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri
Valverde ka folur edhe për transferimin rekord të Barcelonës, Philippe Coutinho.
“Ai mund të ofrojë shumë gjëra, veçanërisht në ndërtimin e lojës. Është një transferim i rëndësishëm, të cilin e kemi ndjekur një kohë të gjatë”, ka thënë Valverde.
Për Barcelonën të dielën luajti si titullar sulmuesi Ousmane Dembele, për të cilin ishte ndeshja e parë si startues që nga rikthimi nga lëndimi.