Lionel Messi ka realizuar një gol në minutën e 76-të duke ia siguruar Barcelonës fitoren sonte në shtëpi ndaj Levantes në La Liga.
Barcelona triumfoi 1:0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligas.
Barcelona zë vendin e tetë me 17 pikë pas 11 ndeshjeve. Kryeson Real Sociedadi me 26 pikë nga 13 ndeshje. Atletico Madridi po ashtu i ka 26 pikë, por 11 ndeshje të zhvilluara.
