Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e madhe e Barcelonës në Madrid

Barcelona ka shënuar fitore të madhe të dielën mbrëma në Madrid. Barcelona mposhti Atletico Madridin me rezultat të thellë, 3:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të La Liga. Joao Felix shënoi i pari në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 47-të golin e dytë e realizoi Robert Lewandowski.

Fermin Lopez shënoi golin e tretë në minutën e 65-të. Në minutën e 62-të trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez u përjashtua me karton të kuq. Me të kuq në minutën e 93-të u përjashtua edhe Nahuel Molina i Atleticos. Barcelona është në vendin e dytë me 64 pikë.

Reali është i pari me 72 pikë, kurse Atletico në vendin e pestë me 55 pikë.