Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohet pse Golovin refuzoi Juventusin e Chelsean

Monaco, që sot zyrtarizoi talentin rus Aleksandr Golovin, ka thënë se ai ka refuzuar klubet si Juventusi e Chelsea për shkak se dëshiron të vazhdojë të rritet si futbollist.

Golovin është lidhur me një kalim te Chelsea i Sarrit, por anësori rus u largua nga CSKA Moska sot për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Monacon, që pagoi 35 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Jemi krenar me transferimin e tij. Është një lojtar i talentuar, që e tregoi edhe në Kupën e Botës, por ne e kemi ndjekur qe një kohë të gjatë. Ai tashmë ka përvojë dhe përkundër konkurrencës së fort me top klubet evropiane Aleksandr e zgjodhi projektin sportiv të Monacos, që i ofron kushtet e duhura për të vazhduar rritjen”, është shprehur Vadim Vasilyev, zëvendëspresident i Moancos.

Artikuj të ngjashëm