Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao ka refuzuar një kontratë të re të Monacos dhe është i vendosur të largohet nga klubi i Ligue 1 të Francës, bën të ditur "La Gazzetta dello Sport" të dielën.
Falcao 33-vjeçar ka kontratë me Monacon deri verën e vitit të ardhshëm, por ai është duke u interesuar që të largohet këtë verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra kampione e Turqisë, Galatasaray është duke u interesuar për shërbimet e tij. Madje ishte raportuar më herët këtë verë se marrëveshja mes Galatasarayt dhe Falcoas është arritur.
Falcao stinorin e kaluar luajti 39 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 16 gola dhe asistoi dy.