Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Falcao do të mbetet te Rayo Vallecano

Radamel Falcao do të mbetet pjesë e Rayo Vallecanos. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi kolumbian do të vazhdojë kontratën.

Falcao thuhet se ka arritur marrëveshje me ekipin nga La Liga që të mbetet pjesë e klubit për së paku edhe një vjet.

35-vjeçari po shkëlqen këtë sezon duke shënuar pesë gola në 11 paraqitje në elitën e futbollit spanjoll.