Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Falcao mbetet te Rayo Vallecano

Radamel Falcao do të jetë pjesë e skuadrës së Rayo Vallecanos edhe për sezonin e ri. Qëndrimin e sulmuesit kolumbian e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit spanjoll, ka raportuar “Marca” të mërkurën.

36-vjeçari iu bashkua verën e shkuar Rayo Vallecanos dhe firmosi kontratë deri në vitin e ardhshëm, të cilën do ta respektojë deri në fund.

“Falcao do të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ri, pasi kontratën e ka deri në vitin e ardhshëm”, ka thënë Da vid Cobeno.

Falcao ka shënuar gjashtë gola për Vallecanon në sezonin 2021/22 në La Liga.