Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Falcao drejt SHBA-së

Radamel Falcao në fund të këtij viti do të largohet nga skuadra e Monacos për të vazhduar karrierën jashtë futbollit evropian, kanë njoftuar mediumet e huaja.

Falcao pritet që gjatë janarit të transferohet në MLS të SHBA-së, te skuadra Columbus Crew.

Falcao 32-vjeçar, edhe pse ka kontratë me Monacon deri në vitin 2020, tashmë ka kërkuar largimin.

Atij i është ofruar kontratë katërvjeçare, kurse Monacos një dëmshpërblim prej dhjetë milionë eurosh.

Falcao këtë edicion ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në Ligue 1.

Ai është pjesë e Monacos prej vitit 2013, kurse karrierë ka bërë edhe te River Plate, Porto, Atletico Madrid, Manchester Unitedi e Chelsea. Falcao ka 30 gola në 78 ndeshje me Përfaqësuesen e Kolumbisë.

Artikuj të ngjashëm