Monaco ka kompletuar transferimin e Aleksandr Golovin nga CSKA Moska.
Klubi francez ka paguar 30 milionë euro për rusin që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Golovin që shkëlqeu në Botëror me Rusinë, kërkohej edhe nga Chelsea, por në fund vendosi për klubin nga principata franceze.