Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushorja e Zvicrës flet për shortin, e fut në grup edhe Shqipërinë

Më pak se një orë ka mbetur deri në fillimin e tërheqjes së shortit në Hamburg për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani.

Ceremonia e tërheqjes së shortit nis në orën 18:00.

Coumba Louissa Sow, mesfushorja që përfaqëson Zvicrën, ka folur të shtunën për grupin më tërheqës, në të cilin është edhe Shqipëria.

Franca, Shqipëria dhe Holanda do ta përbënin grupin më tërheqës për Zvicrën, sipas mesfushores së Baselit.

“Më pëlqejnë grupi i lojtarëve që ka Franca”, ka thënë ajo.

Edhe Presidenti i FSHF-së komenton shortin e Botërorit Futboll Presidenti i FSHF-së komenton shortin e Botërorit

“Mendoj se Shqipëria ka lojë tërheqëse dhe të mirë, dhe pasi disa lojtarë të tyre kanë lidhje me shtetin tonë, do ta bënte shumë të veçantë grupin”, shtoi Sow duke folur për grupin potencial të Zvicrës.

“Holanda do të ishte e veçantë për mua sepse nëna ime është holandeze. Por nëse ajo ndeshje luhet, do ta përkrah Zvicrën – sidomos për arsyen se kushëriri im, Djibrili, mund të jetë në fushën e lojës. Natyrisht, i dëshiron Holandës më të mirën”, ka thënë ajo.