Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët për eliminatoret e Botërorit 2026

boterori

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të jetë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. 

Ndërsa Shqipëria në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Shorti është tërhequr të premten në Zurich të Zvicrës.

Të dyja grupet vlerësohen si shumë të vështira.

Edhe Kosova e Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët për Botërorin 2026 Sport Kosova e Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët për Botërorin 2026

 

Grupi A

Fituesi Gjermani/Itali

Sllovakia

Irlanda e Veriut 

Luksemburgu

Grupi B

Zvicra

Suedia

Sllovenia 

Kosova

Grupi C

Humbësi Portugali/Danimarkë 

Greqia 

Skocia

Bjellorusia

Grupi D

Fituesi Francë/Kroaci

Ukraina

Islanda

Azerbajxhani

Grupi E

Fituesi Spanjë/Holandë

Turqia

Gjeorgjia

Bullgaria

Grupi F

Fituesi Portugali/Danimarkë

Hungaria

Republika e Irlandës

Armenia

Grupi G

Humbësi Spanjë/Holandë

Polonia 

Finlanda

Lituania

Malta

Edhe Nëse kualifikohet, Kosova në grup me SHBA-në, Australinë e Paraguain Futboll Nëse kualifikohet, Kosova në grup me SHBA-në, Australinë e Paraguain

Grupi H

Austria

Rumania 

Bosnjë-Hercegovina

Qipro 

San Marino

Grupi I

Humbësi Gjermani/Itali

Norvegjia

Izraeli

Estonia

Moldavia

Grupi J

Belgjika

Uellsi

Maqedonia e Veriut

Kazakistani

Lihtenshtajn

Grupi K

Anglia

Serbia  

Shqipëria

Letonia

Andorra

Grupi L

Humbësi Francë /Kroaci 

Mali i Zi

Çekia

Ishujt Faroe

Gjibraltari


Shorti nis me një fjalim të presidentit të FIFA-s, kritikohet veshja e tij

Shorti nis me një fjalim të presidentit të FIFA-s, kritikohet veshja e tij

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka mbajtur një fjalim të shkurtër në fillim të shortit për Kupën e Botës 2026. 
Ai ka qenë i veshur me kostum, por me atlete të bardha. Lëvizje e guximshme, ka shkruar “BBC”. 
Infantino ka thënë se Kupa e Botës 2026 do të jetë “më e jashtëzakonshmja”.

Gianni Infantino

Ka filluar ceremonia e tërheqjes së shortit për Botërorin 2026. 

Kosova e Shqipëria, do të mësojnë kundërshtarët për Kupën e Botës 2026.

Botërori do të organizohet pas dy vjetësh në Kanada, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

16 përfaqësueset anëtare të UEFA-s do të garojnë për të zënë vend në Botërorin me 48 shtete pjesëmarrëse.

Edhe Që tani kanë nisur shqetësimet për Botërorin 2026 Futboll Që tani kanë nisur shqetësimet për Botërorin 2026

Në mesin e tyre janë edhe Kosova e Shqipëria. “Dardanët” janë në vazon e katërt dhe pritet të kenë tri përfaqësuese të forta, ndërsa “kuqezinjtë” janë në vazon e tretë.