Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylvinho: Grupi i fortë, por edhe i bukur

Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho e ka vlerësuar grupin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë janë në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Shorti është tërhequr të enjten në Paris.

“Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara”, ka thënë Sylvinho për FSHF-në.

“Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, ka shtuar tekniku brazilian.