Mesfushori Edion Gashi ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Gashi 17-vjeçar është pjesë e ekipit U19 të Schalkes dhe ka konfirmuar ardhjen te Kosova pas bisedave që ka pasur me selektorin e Kosovës U19, Adil Maliqi.
“Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që ti tregoj aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës”, ka shkruar FFK-ja ndër të tjera në njoftim.
Gashi prej vitit 2019 është pjesë e gjeneratave të reja të Schalkes, ndërsa ka qenë pjesë edhe akademisë së Bochumit. Këtë edicion, ai ka shënuar 1 gol në pesë paraqitje për ekipin U19 të Schalkes.