Jordan Henderson mund të largohet nga Liverpooli. Mediat angleze kanë bërë të ditur se kapiteni i skuadrës angleze mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar.
31-vjeçari tash e disa kohë është në bisedime me klubin por nuk ka arritur të gjej marrëveshjen.
Mesfushori anglez ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.
Interesim për Hendersonin kanë shprehur PSG-ja dhe Atletico Madridi.