Ish-qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Per Mertesacker, ka shtangur të gjithë me deklaratat se e ka urryer punën e tij prej se është bërë futbollist profesionist, para 15 vjetësh.
Mertesacker, i cili do të përshëndetet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, për të marrë një rol trajneri në akademinë e Arsenalit, thotë se para çdo ndeshjeje ka qenë nervoz, ka pasur ndjenjën se do të vjellë dhe ka pasur diarre, shkruan Koha Ditore.
"Presioni i madh prej se jam bërë futbollist profesionist, më ka ngrënë", ka insistuar Mertesacker.
33-vjeçari, karrierën si profesionist e nisi te Hannoveri në vitin 2003, për ta vazhduar te Werder Bremeni e Arsenali. Tha se prej vitit 2011 ka duruar dhimbje të mëdha si pasojë e disponimit jo të mirë para ndeshjeve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)