Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens vendos të qëndrojë te Napoli

Foto: Reuters

Sulmuesi anësor belg Dries Mertenz ka vendosur që ta vazhdojë kontratën me Napolin, bën të ditur “SportMediaset”. Kontrata e tij e re është e vlefshme katër milionë euro në vit plus bonuse.

Mertens 33-vjeçar është duke u kërkuar nga shumë klube. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në fund të këtij stinori. Por, Mertens ka arritur marrëveshje të re dyvjeçare me Napolin, ku do të paguhet katër milionë euro në vit plus 500 mijë euro bonuse. Po ashtu do të paguhet 2.5 milionë euro shtesë për firmosje të kontratës së re.

Artikuj të ngjashëm