Raportohet se ylli i Napolit, Dries Mertens ka një klauzolë largimi prej vetëm 28 milionë eurove, transmeton Koha.net.
Belgu ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar nëntë gola në 10 paraqitje, ndërsa në sezonin e kaluar ai kishte shënuar 34 gola në 46 paraqitje.
Gazzetta dello Sport raporton se Mertens ka kontratë me Napolin që i skadon më 2020, ndërsa ka klauzolë largimi prej 28 milionë eurove.