Dries Mertens raportohet se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Napoli, pas ngecjes së bisedimeve për kontratën e re.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, belgu po shpreson të përfitojë nga forma e tij e mirë sivjet, duke rritur të ardhurat me një transferim të mundshëm.
29-vjeçari ka realizuar 24 gola në të gjitha garat sivjet. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2018 dhe raportohet se dy palët ishin duke punuar në vazhdimin e saj, por nuk janë pajtuar për disa çështje të kontratës së re.
Presidenti Aurelio De Laurentiis thuhet se dëshiron që në kontratën e belgut të përfshihet klauzola e lirimit prej 50 milionë eurove dhe për këtë gjë nuk është pajtuar lojtari.
Situata e Mertensit ka alarmuar Interin që ka konkurrencën e Manchester Unitedit për shërbimet e sulmuesit.