Mercedesi i është kthyer dominimit në Formula 1, ndërsa Ferrari ka dështuar në garën për Çmimin e Madh të Spanjës.
Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në pistën e Barcelonës, duke lënë pas tyre Verstappen me Red Bull.
Krenaria e Ferrarit në fushë u ruajt vetëm nga Sebastian Vettel, edhe ky i pafuqishëm për të shkuar përtej vendit të katërt, raporton tch.
Ndërkohë, Kimi Raikkonen braktisi garën në xhiron e 26-të për një problem teknik me makinën.
Artikuj të ngjashëm