Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy pritet që në fund të këtij edicioni të transferohet te skuadra e Real Madridit.
Gazeta spanjolle "Marca", të mërkurën ka njoftuar se Reali tashmë ka kontaktuar Lyonin dhe për shërbimet e Mendyt i ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
Mësohet se trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka kërkuar Mendyn, të cilin e sheh si përforcim të duhur për ekipin. Mendy 23-vjeçar, këtë edicion ka tri gola dhe poaq asistime në 39 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat.
Ai te Lyoni është transferuar në verën e vitit 2017 nga Le Havre për pesë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Mendy ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.