Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendesi e ofron Ronaldon te Napoli

Përfaqësuesi i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, po e mendon transferimin e klientit të tij te Napoli.

Mendesi po punon shumë për ta gjetur një zgjidhje për Ronaldon, që ai të luajë në Ligën e Kampionëve, por po shikon mundësinë që ta gjejë edhe zëvendësuesin e tij.

Një propozim i Mendesit është që Ronaldo të transferohet te Napoli e Unitedi ta blejë sulmuesin nigerian, Victor Osimhen, ka shkruar “Sky Sports News” të premten.

Ronaldo do të ishte bashkëlojtar i Amir Rrahamanit, nëse kompletohet transferimi i portugezit te napolitanët.