Roberto Calenda, menaxheri i yllit të Napolit, Victor Osimhen, ka mohuar të gjitha lajmet rreth klientit të tij. Ka pasur raportime se sulmuesi mund të largohet nga kampioni italian dhe se nuk do të nënshkruajë kontratë të re.
Nigeriani 24-vjeçar ishte një prej lojtarëve kryesor te Napoli që triumfoi në Serie A.
Ai shënoi 26 gola në 32 ndeshje për kampionin e Italisë.
Napoli festoi pas 33 vjetësh titullin e kampionit.
Osimheni ka edhe dy vjet kontratë me Napolin, ndërsa për të kanë shprehur interesim disa skuadra, përfshirë edhe Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munichun.