Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Menaxheri i Contes mohon bisedimet me madrilenët

Trajneri italian, Antonio Conte, pas largimit nga Chelsea, është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Por, vëllai dhe menaxheri i Contes, Daniele Conte, ka mohuar raportimet e fundit se ka pasur bisedime ndërmjet palëve, transmeton KTV.

“Antonio është në pushime dhe ai nuk ka marrë asnjë thirrje nga Real Madridi. Real Madridi është një klub shumë i madh, por nuk ka pasur asnjë kontakt”, përfundoi Daniele Conte.