Vëllai i trajnerit Antonio Conte, Daniele, ka mohuar se Real Madridi ka bërë kontakte për emërimin e tij në krye të ekipit.
Gjatë kësaj jave është raportuar se Madridi ka shprehur interesim për Conten derisa raportimet për të ardhmen e Julen Lopeteguit po shtohen.
Lopetegui do t’i prijë Realit në “El Clasicon” e së dielës, por ish-trajneri i Spanjës nuk e ka të sigurt punën, me Conten që besohet se është qëllimi kryesor i “Mbretërve”.
Vëllai i 49-vjeçarit ka insistuar se nuk ka pasur kontakte mes dy palëve.
“Antonio nuk ka pranuar asnjë kontakt nga Real Madridi. Për momentin është në pushime”, ka thënë Daniele Conte për Cadena Ser.
“Janë një klub i madh, por nuk mund të flas për të. Nuk ka pasur asnjë telefonatë”.