Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kontakton Conten

Antonio Conte është kontaktuar nga përfaqësuesit e Real Madridit, raporton Sky Sports.

Ish-menaxheri i Chelseat është zgjedhja e parë e presidentit të Realit, Florentino Perez, nëse vendos për shkarkimin e Julen Lopeteguit.

Burimet e mediumit britanik raportojnë se italiani është i gatshëm t’i rikthehet zejes së trajnerit nëse e dëshiron Real Madridi.