Memphis Grizzlies ka arritur në pozitën që dërgon në plejofin e Ligës NBA, pas fitores 117:112 në vazhdime kundër Golden State Warriors.
Ja Morant shënoi 35 pikë për Grizzlies, përfshirë ato vendimtaret katër sekonda para fundit. Nga ana tjetër, Stephen Curry arriti t’i realizojë 39 pikë për “luftëtarët”.
Është hera e parë që Grizzlie shkon në plejof në katër sezone. Grizzlies do të luajë kundër Utah Jazz në ndeshjen e parë të çerekfinales së Konferencës së Perëndimit, të dielën.
Warriors e shkriu disavantazhin e 17-të pikëve për ta çuar ndeshjen në vazhdime në “Chase Center” në Kaliforni.