Trajneri Ekrem Memnun është ndarë me Sigal Prishtinën. Memnun ishte kthyer me bujë te skuadra prishtinase e basketbollit, por aventura e tij zgjati shumë shkurt.
Prishtina në fundjavë e luajti ndeshjen e parë kampionale, ndërsa pësoi nga Peja në shtëpi.
Memnun ka prejardhje shqiptare, ndërsa është shumë i vlerësuar në Turqi.
Ndarjen me Memnunin e kanë konfirmuar drejtues të Prishtinës, ndërsa klubi së shpejti pritet të dal me një njoftim.