Mesfushori brazilian Felipe Melo ka gjasa të mëdha që të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Galatasarayt në afatin kalimtar të janarit.
Mediumet në Turqi kanë raportuar të mërkurën se krerët e ekipit turk tashmë kanë nisur negociatat me Melon, i cili është i gatshëm të rikthehet te Galatasaray.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, Melos i është ofruar kontratë deri në verën e vitit 2023 nga Galatasaray.
Melo te Galatasaray mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Palmeirasin i skadon në fund të këtij viti.
38-vjeçari ka luajtur për Galatasarayn prej vitit 2012 deri në vitin 2015 dhe ka fituar tetë trofe, përfshirë tre tituj kampioni të Turqisë.