Një meç i turneut të mundjes “Yasar Dogu” në Turqi është shndërruar në përleshje masive mes ekipit të Gjeorgjisë e Ukrainës, duke i përfshirë edhe anëtarët e stafit të ekipeve.
Meçi gjysmëfinal në kategorinë nën 79 kilogramë te meshkujt mes gjeorgjianit Zurab Erbotsanashvilit dhe Khasan Zakarievit mori fund dramatik kur sporti tradicional u kthye në “përleshje rrugësh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo përleshje shpërtheu kur ukrainasi goditi me shuplakë kundërshtarin i cili ia riktheu me disa grushte.
Trajneri i Zakarievit reagoi i pari duke ndërhyrë e duke grushtuar rivalin gjeorgjian.
Dueli shpejt eskaloi me stafin e të dy ekipeve që hyri në ring.
Të dy garuesit u diskualifikuan për sjellje josportive.