Lionel Messi ka vazhduar të thyejë rekorde në Botërorin “Katar 2022”.
Ai shkëlqeu ndërsa udhëhoqi Argjentinën drejt finales së Botërorit.
Me golin e shënuar nga penalltia në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Kroacisë, Messi e kaloi Gabriel Batistutan si shënuesi më i mirë i Argjentinës nëpër kampionate botërore.
Messi 35-vjeçar po ashtu barazoi rekordin e legjendës gjermane Lothar Matthaus për paraqitjen në Kupën e Botës, me 25 ndeshje. Këtë rekord do ta thyejë me paraqitjen sot në finale ndaj Francës. Finalja fillon nga ora 16:00.
Messi me triumfin në finale, do të futej në mesin e nëntë lojtarëve që kanë fituar Botërorin, Ligën e Kampionëve/Kupën Evropiane dhe “Topin e Artë”.
Edhe
Zyrtare: Lionel Messi ftohet nga Argjentina
Në këtë mes janë Bobby Charlton (Angli), Franz Beckenbauer (Gjermani), Gerd Muller (Gjermani), Paolo Rossi (Itali), Zinedine Zidane (Francë), Rivaldo (Brazil), Ronaldinho (Brazil), Kaka (Brazil), shkruan “Daily Mail”.
Messi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën (2006, 2009, 2011 dhe 2015) dhe shtatë herë “Topin e Artë” (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021).