Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Më në fund, fiton Chelsea

Pas nëntë ndeshjeve, Chelsea ka realizuar një fitore.

Të shtunën pasdite, Blutë mposhtën në udhëtim Bournemouthin 3:1.

Chelsea s’i kishe shënuar tre gola që nga fillimi i marsit kundër Leicesterit.

Conor Gallagher në minutën e nëntë, Benoi Badiashile në të 82-n dhe Joao Felix në të 86-n shënuan për fitoren e Chelseat.

Për Bournemouthin shënoi Matias Vina në minutën e 21-të.

Fitorja ngrit Chelsean në pozitën e 11-të, larg objektivave, me 42 pikë.

Bournemouthi është i 14-ti me 39 pikë dhe është afër ta sigurojë mbijetesën.

 

Artikuj të ngjashëm