Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) javën e kaluar fitoi dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, në Shkup.
Por ato fitore nuk i kanë kryer punë Kosovës për të përmirësuar pozitën në ranglistën në FIFA. Përkundrazi, Kosova ka humbur plot gjashtë pozita.
Ranglista e FIFA-s për përfaqësueset e futbollisteve është publikuar të premten. Kosova ka humbur gjashtë vende dhe tani është e 115-ta.
Te futbollistet ranglista publikohet dukshëm më rrallë se te meshkujt. Publikimi i kaluar ishte më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Prej atëherë Kosova i ka luajtur vetëm dy miqësoret me Maqedoninë e Veriut. Në dhjetor, Kosova ishte e 109-ta.
Shqipëria i ka humbur pesë pozita dhe tani renditet e 75-ta.
SHBA-ja udhëheq në ranglistë, e përcjellë nga Gjermania dhe Holanda.