Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me fitore bindëse Besa e Llapi shkojnë në finale të Kupës

Besa e Pejës dhe Llapi janë kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll, pas fitoreve bindëse që shënuan sot.

Pejanët fituan 6 me 0 ndaj Trepçës në ndeshjen kthyese, duke u kualifikuar në finale kështu me rezultat të përgjithshëm 8-2, raporton Koha.net.

Shabani shënoi dy gola në minutat 3 dhe 31, kurse pas gjashtë minutave Sheqerolli e çoi rezultatin në 3 me 0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Besa shënoi edhe tre herë përmes Eminit, Karahodas dhe Rexhës.

Kurse Llapi e mposhti Drenicën me rezultat 4 me 1.

Berbatovci e Namani shënuan nga dy gola për t’i siguruar kualifikimin në finale të Kupës skuadrës së Llapit.

Për mysafirët golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Abazi në minutën e 90+1.

Finalja do të zhvillohet në ditët e para të muajit qershor në “Adem Jashari”.

 

Artikuj të ngjashëm