Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Më 28 korrik në Karagaçi zhvillohen disa meçe boksi

Më 28 korrik 2017 në palestrën “Karagaçi” të Pejës, do të ketë mbrëmje boksi, në të cilën do të boksojnë Shpëtim Shala e Faton Vukshinaj ndaj kundërshtarëve nga Malawi.

E përveç tyre do të boksojnë edhe Bernardin Jakaj, dhe Edonis Beqiri, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpëtim Shala, 31 vjeçar, boksieri profesionist nga Peja, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, do e zhvillon duelin e 25 si profesionist pikërisht në vendlindjen e tij në Pejë dhe këtë jo-rastësisht në kohën kur shumë bashkatdhetarë gjinden atje, transmeton Koha.net.

“Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit është koha kur në Pejë dhe në mbarë Kosovën gjinden më së shumti bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, prandaj e vendosa që duelin tim të radhës ta zhvilloj atje dhe jam shumë i lumtur se kjo po bëhet e mundur. Shpresoj që salla të jetë e stërmbushur dhe të kemi një mbrëmje të bukur sportive”, ka thënë Shala, 12 ditë para duelit të tij.

Shala, i cili kësaj radhe do të garon në kategorinë super të mesme, do të ketë për kundërshtar 33 vjeçarin Chiotcha nga Malaëi i Afrikës, një shtet i cili e ka njohur Kosovën kohë më parë.

Chiotcha është numri 1 në këtë kategori në Malawi dhe me 21 duele profesioniste edhe ai e sjell një provoj të mirë më vete.

Në duelin e dytë kryesor të mbrëmjes, do të ngjitet në ring një boksier me prejardhje nga Prizreni, por që ka lindur në Basel të Zvicrës dhe jeton atje, fjala është për 26 vjeçarin, Faton Vukshinaj.

Pas gjithsej 70 dueleve në boksin amator si dhe në kikboks ku arriti të bëhet edhe kampion bote, Vukshinaj ka kaluar në disiplinën më të lartë të sporteve luftarake, në boksin profesionist, me 4 shkurt 2017 dhe nga ajo ditë deri tani i ka zhvilluar 3 duele, i ka arritur 3 fitore dhe të gjitha me K.O.

Vukshinaj është një shpresë e madhe e peshave të mesme (72 kg) i cili krahas goditjes të fuqishme që e ka, posedon edhe aftësi të hatashme teknike dhe cilësohet për qëndrueshmëri të fortë edhe ndaj kundërshtarëve të nivelit botëror.

Në Pejë, Vukshinaj ndeshet me kundërshtarin Limbani Masamba, po ashtu nga Malaëi. Masamba ka përvojë shumë më të madhe se Vukshinaj në boksin profesionist, 11 fitore, 8 humbje, pra gjithsej 19 duele karshi Vukshinaj me 3 duele profesioniste.

Pos Shalës dhe Vukshinaj në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa duele të tjera atraktive, me Bernardin Jakaj, Edonis Beqiri etj.

Mbrëmja do të fillon nga ora 18:00 më 28 korrik 2017 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Image