Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregorit i lëshohet urdhërarrest, i hiqet titulli në UFC

Conor McGregor në fundjavë edhe zyrtarisht do t’i hiqet titulli në artet marciale të përziera – UFC.

Këtë e ka konfirmuar për BBC presidenti i UFC-së, Dana White, transmeton Koha.net. White ka konfirmuar fituesi i meçit ndërmjet Khabib Nurmagomedovit dhe Max Hollowayt do të shpallet kampion i UFC-së.

Duke iu drejtuar këtyre dy luftëtarëve ai ka thënë se, “njëri prej tyre do të jetë kampion”, kurse ka konfirmuar se McGregori zyrtarisht të shtunën do të humbë titullin.

E për të mos munguar kjo për McGregorin, irlandezi sot ka shkaktuar trazira të martën mbrëma në Brooklyn, New York.

Janë publikuar në rrjetet sociale trazirat që ka shkaktuar ai, ndërsa policia ka lëshuar një urdhërarrest.