Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës U17 dhe Ukrainës

Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Përfaqësueses U17 të Kosovës dhe Ukrainës U17. Kjo ndeshje po luhet në Itali dhe i takon “Elite Round” për kualifikimin e Kampionatit Evropian të këtij viti.

Dueli i takon Grupit të gjashtë, të cilin e përbëjnë edhe Italia e Polonia.

Para ndeshjes me Ukrainën, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se kapiteni i Kosovës U17, Igball Jashari i dha kapitenit të ekipit ukrainas një fanellë me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Këtë veprim, Jashari e bëri në shenjë të përkrahjes për popullin e Ukrainës, i cili po ballafaqohet me agresionin e Rusisë.

Kjo ndeshje shënon edhe kthimin e përfaqësueseve të Ukrainës në garat e UEFA-s pas sulmeve ruse që nisën më 24 shkurt.

Kampionati evropian i kësaj gjenerata, do të mbahet në Izrael gjatë muajit maj të këtij viti.