Është mbyllur afati kalimtar i verës në shumicën e ligave më të njohura evropiane.
Dita e fundit ka sjellë shumë transferime, por edhe shumë refuzime të mëdha.
Transferimi më i madh i ditës së fundit është kalimi i Kylian Mbappes nga Monaco te PSG-ja, ndërsa ka dështuar transferimi i Alexis Sanchezit të Arsenalit nga Manchester City.
Liga e Spanjës ka të drejtë të bëjë transferime edhe ditën e premte, ndërsa për pak orë pritet të mësohet edhe e ardhmja e shumë futbollistëve që në ditën e fundit është pritur të ndërrojnë ambient.